Albania – Historia

Mitä historia on?

Teksti 1

Kuuntele ja lue teksti.

Mitä historia on?

Çka éshté historia?

Historia është shkencë shoqërore e cila studion të kaluarën e shoqërisë njerëzore nga lashtësia deri më sot.

Historia ndahet në dy periudha të mëdha:

Periudha parahistorike
Periudha historike
Periudha parahistorike fillon me paraqitjen e njeriut dhe përfundon me ndarjen e shoqërisë në klasa.
Periudha historike fillon me lindjen e klasave dhe shteteve dhe përfundon ose zgjatë deri më sot.
Periudha historike ndahet në katër kohë: Koha e vjeter, koha e mesme, koha e re dhe koha më e re.

Janë të njohura disa burime historike të cilat ndahen në burimet e shkruara dhe në burime materiale.

Kur flasim për ndodhitë që kanë ndodhur në të kaluarën, duhet të dimë vendin dhe kohën kur kanë ndodhur. Koha që ka kaluar llogaritet me ditë, muaj dhe vite. Koha prej dhjetë vitesh quhet dekadë, prej njëqind vitesh – shekull, dhe koha prej një mijë vitesh – milenium.

Në të kaluarën, çdo popull ka marrë si pikënisje ndonjë ndodhi të rëndësishme prej kur kanë nisur t’i numërojnë vitet. Hebrenjtë e kanë llogaritur kohën prej krijimit të botës, egjiptianët i numëronin vitet sipas sundimit të faraonëve, helenët sipas lojërave olimpike, dhe romakët nga themelimi i qytetit të Romës. Krishterët e llogarisin kohën nga lindja e Jezu Krishtit, ndërsa myslimanët – nga shpërngulja e Muhamedit nga qyteti i Mekës në qytetin e Medinës.

Sot, numri më i madh i shteteve të botës kohën e llogarisin prej lindjes së Jezu Krishtit. Për ndodhitë që kanë ndodhur para lindjes së Jezu Krishtit, themi se kanë ndodhur para erës sonë, para erës së re (p.e.s) ose në epokën e vjetër.

Me kalimin e kohës njerëzit filluan të mendojnë për të punuar vegla të punës. Gjatë asaj kohe k Kur flasim për ndodhitë që kanë ndodhur në të kaluarën, duhet të dimë vendin dhe kohën kur kanë ndodhur. Koha që ka kaluar llogaritet me ditë, muaj dhe vite. Koha prej dhjetë vitesh quhet dekadë, prej njëqind vitesh – shekull, dhe koha prej një mijë vitesh – milenium.

Në të kaluarën, çdo popull ka marrë si pikënisje ndonjë ndodhi të rëndësishme prej kur kanë nisur t’i numërojnë vitet. Hebrenjtë e kanë llogaritur kohën prej krijimit të botës, egjiptianët i numëronin vitet sipas sundimit të faraonëve, helenët sipas lojërave olimpike, dhe romakët nga themelimi i qytetit të Romës. Krishterët e llogarisin kohën nga lindja e Jezu Krishtit, ndërsa myslimanët – nga shpërngulja e Muhamedit nga qyteti i Mekës në qytetin e Medinës.

Sot, numri më i madh i shteteve të botës kohën e llogarisin prej lindjes së Jezu Krishtit. Për ndodhitë që kanë ndodhur para lindjes së Jezu Krishtit, themi se kanë ndodhur para erës sonë, para erës së re (p.e.s) ose në epokën e vjetër. e përdorën gurin dhe në fillim të papërpunuar ndërsa më vonë të përpunuar.

Koha e gurit ndahet në dy kohë kryesore:

Koha e vjetër e gurit (paleoliti)
Koha e re e gurit (neoliti)
Nga guri kanë punuar vegla pune dhe armë lufte.

 

Rautakausi

Koha e hekurit

Bujqësia është paraqitur rreth 9000 vite para Krishtit. Në fillim me bujqësi merreshin gratë dhe filluan ta mbillnin grurin, elbin etj. Në fillim kafshët paraqisnin rrezik për njerëzit mirëpo më vonë filloi zbutja e tyre dhe qeni ishte ndër kafshët e para që e kishin zbutur. Pas zbulimit të zjarrit u zbuluan edhe metalet.

Kjo kohë quhet koha e metaleve:

Koha e bakrit
Koha e bronzit 
Koha e hekurit

Në lashtësi njerëzit kanë besuar në fuqi mbinatyrore dhe besonin në shumë zotëra. Njerëzit besonin edhe në kafshë (totemizëm).

Nacionalizmi dhe identiteti

Tema:

Nacionalizmi dhe identiteti.

Kapitujt:

I.

Historiku i nacionalizmit.

  1. Çfarë është nacionalizmi.2. Si lindi nacionalizmi.3. Etapat kryesore të zhvillimit të nacionalizmit.II.

Përhapja e nacionalizmit.

  1. Evolucioni i nocionit2. Elementi moral.III.

Instumentet e nacionalizmit.

  1. Folklori.2. Veshjet dhe arti i zbukurimit.3. Krijimi i simboleve.4. Heronjtë kombëtarë.5. Ndjenja e bashkësisë/përkatësisë në një bashkësi të madhe.IV.

Zgjedhja dhe zgjidhja.

  1. Identiteti i individit.2. Perspektiva e nacionalizmit

Nacionaliteti si vepër historike para se gjithash është produkt i shekullit XIX, edhe pse bazat janë nga Marrëveshja Paqësore e Vestfalenit të vitit 1648, ku iniciohej për krijimin e nacionalitet – shtetit. Në librin e Ernest Gelner, “Nacionaliteti dhe nacionalizmi”, këto terme fillojnë që të manifestohen kur shoqëria kalon nga shoqëria arrogante në shoqëri industriale. Me shoqëritë arrogante nënkuptohen grupe sociale të izoluara të cilët kanë interaksion dhe komunikim të dobët. Këto grupe më shpesh identifikohen nëpërmjet religjionit, regjionit apo vendit të cilit i takojnë. Kalimi në kushte industriale të punës, i iniciuar nga përparimi teknologjik, bëri që të ketë migracion të madh të popullatës nga fshatrat në qytet. Në këto kushte krijohet një fuqi e re e cila i bashkon grupet e ndryshme sociale, që quhet nacionalitet.

Shkaku i parë i Luftës së Parë Botërore, i cili bëri që kauzat e lartpërmendura të vihen në lojë (Aleancat, Imperializmi, Militarizmi, Nacionalizmi), ishte vrasja e Archidukes së Austro Hungarisë, Franz Ferdinand –it. Në qershorë të vitit 1914, një grup terrorist dhe nacionalist serb, i quajtur “Dora e Zezë” dërgoi grupe për ta vrarë Archiduken.

Lufta e Parë Botërore ndodhi mes qershorit, 1914 dhe Nëntorit, 1918. Deri në fund të kësaj luftë, mbi 17 milion njerëz gjetën vdekjen, duke përfshirë këtu mbi 100.000 trupa amerikane. Arsyet e kësaj luftë janë shumë më të komplikuara se sa thjeshtë një listë e kauzave.

Përderisa ekzistonë një zingjirë i ngjarjeve, të cilat drejtpërdrejtë dërguan tek luftimet, rrënjët e vërteta të kauzave janë shumë më të thella dhe ende janë pjesë e debateve të vazhdueshme.

Me kalimin e kohës, shtetet nëpër gjithë Europën bënë marrëveshje për mbrojtje të përbashkët, të cilat më vonë do t’i tërhiqnin ato brenda betejave. Këto traktate nënkuptonin që nëse një vend aleat sulmohej, vendet e tjera aleate ishin të detyruara ta mbronin atë. Para Luftës së Parë Botërore, ekzistonin këto aleanca:

  • Rusia dhe Serbia
  • Gjermania dhe Austro – Hungaria
  • Franca dhe Rusia
  • Britania, Franca dhe Belgjika
  • Japonia dhe Briania

Austo – Hungaria i shpalli luftë Serbisë dhe Rusia u përfshi në këtë luftë për ta mbrojtur Serbinë. Ndërkohë, Gjermania duke e parë se Rusia po mobilizohej, i shpalli luftë kësaj të fundit.

Franca pastaj, u përfshi në luftë kundër Gjermanisë dhe Austro – Hungarisë. Gjermania e sulmoi Francën përmes Belgjikës, duke e tërhequr kështu Britanin në luftë. Pastaj edhe Japonia hyri në luftë. Më vonë edhe Italia dhe Shtetet e Bashkuara do të hynin në luftë, në anën e aleatëve

Teksti 2